Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës. Orban qëndroi të hënën në Pekin për vazhdimin e asaj që ai quajti “misioni i paqes 3.0”. Javën e kaluar, ai ishte edhe në Kiev dhe në Moskë.
Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, më 5 korrik, Orban tha se, bazuar në bisedimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ai beson se tani ka “shanse më të mëdha për një pritje pozitive për të gjitha propozimet e mundshme për armëpushim, si dhe për një udhërrëfyes drejt bisedimeve për paqe”.
Por, Mike Carpenter, këshilltar i lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se takimi i Orbanit me Putinin nuk ishte i dobishëm.
“Unë nuk mendoj se [vizita e Orbanit në Moskë] do ta mbështesë Ukrainën dhe përpjekjet e saj për paqe, ose sovranitetin apo integritetin territorial të Ukrainës”, tha Carpenter.
Michel tha javën e kaluar se presidenca e radhës e BE-së, që aktualisht i takon Hungarisë, “nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së” dhe përsëriti qëndrimin e BE-së se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë.
Orban pohoi në letrën e tij se udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara “është e kufizuar”, për shkak të fushatës zgjedhore presidenciale atje.
Prandaj, ai tha se BE-ja nuk mund të presë asnjë propozim nga Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm dhe se Brukseli duhet të shqyrtojë inicimin e një nisme evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu