Himara drejt zgjedhjeve, afatet dhe kandidatët e 4 gushtit
Më 4 gusht banorët e Himarës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun që do t’i drejtojë deri në vitin 2027.
Kjo do të jetë hera e nëntë që himariotët i drejtohen kutive të votimit për të parin e qytetit, por këtë herë 4 gushti është i veçantë, pasi këto do të jenë zgjedhjet e para të jashtëzakonshme në këtë qytet.

Në lidhje me fushatën, afatet dhe kandidatët gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, bëri një pasqyrim të asaj që pritet të ndodhë në garën për bashkinë bregdetare.
Sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve. Tek opozita, janë disa kandidatë, por më i mundshmi shikohet Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.

Nga viti 1991 deri në 2024, Himara ka pasur 8 kryebashkiakë. Por dy më jetëgjatët në pushtet janë Vasil Bollano dhe Jorgo Goro
Vasil Bollano drejtoi bashkinë nga viti 2003 deri në vitin 2011, ndërkohë që Jorgo Goro mes viteve 2011– 2023.
Në këto 33 vite Himara është drejtuar më shumë herë nga socialistët, por përtej të majtës dhe të djathtës, një faktor i pashmangshëm në Himarë është edhe minoriteti grek.

LEXO GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu