Protestuesit kundër turizmit në Barcelonë qëllojnë me pistoleta uji ndaj vizitorëve
Në Barcelonë, protestuesit hodhën sende dhe spërkatën udhëtarët me ujë dhe pije të konservuara, duke thirrur “turistët largohuni” në një demonstratë kundër turizmit masiv. Protestuesit, të zemëruar për problemet e vazhdueshme të qytetit me mbingarkesën turistike, përdorën shirita të trashë të ngjashëm me ato të policisë për të bllokuar hyrjet e hoteleve dhe kafeneve në lagjen e Barcelonetës.
Rreth 3,000 njerëz marshuan me një pankartë të madhe që kërkonte nga zyrtarët e qytetit të “pakësojnë turistët tani.” Protestuesit gjithashtu përpiqeshin të mbyllnin simbolikisht hotelet dhe restorantet. Video dhe fotografi treguan njerëz që përpiqeshin të shmangnin turmat, ndërsa të tjerë, përfshirë stafin e restoranteve, përballeshin verbal me aktivistët anti-turizëm.

Barcelona përjetoi një numër rekord turistësh pas pandemisë, me 85 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar. Rritja e numrit të turistëve ka ndikuar rëndë në jetesën e banorëve lokalë, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimeve të qirave, të cilat janë rritur 68% gjatë dekadës së fundit.
Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi në qershor se qiratë afatshkurtra të stilit Airbnb do të ndalohen në qytet deri në vitin 2028, duke shtuar rreth 10,000 apartamente në tregun e qirave afatgjata. Megjithëse një raport i vitit 2023 tregoi se më shumë banorë ndihen pozitivisht për turizmin, numri i atyre që ndihen negativisht është rritur ndjeshëm.
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës