“Betoniere në mes të plazhit” gazetarja: Çmimet në Rradhimë janë rritur me 20%

9 Korrik 2024 | 22:15

Turistët në Vlorë duket se po ”braktisin” Rradhimën. Kështu tha gazetarja e Euronews Albania Greta Haskaj në Now me Erla Mëhillin.

Ajo shprehet punimet ë shumta që po bëhen në atë zonë shtynë pushuesit të largohen për të gjetur një vend më të qetë, pa zhurma dhe më pak të ndotur.

Një faktor tjetër është rritja e çmimeve me një mesatare prej 20%. Ajo tha se kjo rritje çmimesh vihet re në të gjitha shërbimet dhe është kthyer shqetësues dhe për vendasit.

“Që prej shkurtit të këtij viti, vija bregdetare e Rradhimës i është nënshtruar një sërë punimesh, që nga ajo e ujësjellës kanalizimeve e deri tek ajo e ndërtimit të Lungomares dhe në të njëjtën kohë që mund të shikosh plazhe dhe hapësira publike që frekuentohen nga pushues subjekte private, njësi shërbimi apo bare në të njëjtën kohë mund të shikosh mjete të rënda pune, betoniere dhe  një pamje e qartë kaosi dhe zhurme në të cilën nuk është e përshtatshme për të pushuar. Arsyeja tjetër është rritja e çmimeve që është shqetësuese jo vetëm për turistët, por dhe për vendasit. Në raport me vitin e shkuar në vija të përgjithshme ka një rritje prej   20% në të gjitha njësitë e shërbimit duke filluar që tek baret, çmimet e shezlogeve dhe mundësia për tu ulur në  një restorant dhe për këtë arsye shumica e pushuesve i është drejtuar vijës bregdetare të Zvërnecit duke marrë parasysh  se çmimet janë më të ulëta dhe nuk ka punime” tha gazetarja.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026