Elbasan|I mituri në timon humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset 4-vjeçari

10 Korrik 2024 | 12:48

Një 15-vjeçar në Elbasan duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Policia bën të ditur përmes një njoftimi se ka referuar materialet në Prokurori për 15-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Policia referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026