Aksidentohet makina e policisë në aksin Maliq-Pogradec, plagoset oficeri i policisë

7 Korrik 2024 | 08:10

Një makinë policie është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Çërravë, në aksin rrugor Maliq-Pogradec, si pasojë është aksidentuar punonjësi i policië në detyrë, shtetasi M. K.

Sipas raportimeve nga policia, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë,ka kryer një manovër të gabuar, duke i prerë rrugën automjetit të policisë.

Si pasojë e aksidentit, oficeri i policisë rrugore është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se gjendja e tij nuk është kritike dhe nuk ka probleme për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Volkswagen” në komisariatin e Pogradecit, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026