Avokati i Dajtit: Klienti im do të dijë përse po mbahet në burg, dënimi i përfundoi
Avokati i Dritan Dajtit në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se seanca e sotme gjyqësore u shty si shkak i mosplotësimit të kushteve teknike. Kjo sepse seanca ishte menduar të realizohej me videokonferencë, për shkak të pamundësisë e Dajtit për të qenë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit.
“Teknikisht kjo seancë nuk u zhvillua sepse nuk kishte video, por vetëm audio. Ishte menduar të ishte si një videokonferencë. Duke mos realizuar kështu kontaktin e duhur audioviziv mes Dajtit dhe sallës së gjyqit.”-u shpreh avokati.
Më tej avokati deklaroi se gjyqi nuk zhvillohet për të kërkuar lirinë e Dritan Dajtit, por kërkesë për konstataimin e kryerjes së dënimit.
“Thjesht Dritan Dajti do të dijë për çfarë mbahet në burg. Dënimin me 25 vite e ka kryer qënë datë 4 dhe nuk lirohet. Do të dijë nga IEVP-ja së përse mbahet ende në burg.”-vazhdoi më tej ai.
Sipas përfaqësuesit ligjor të Dajtit, vendimi i Gjykatës së Apelit u konvertua në 25 vite burgim, të cilat i kreu te plota deri më datë 4 korrik.
“Më pas pasi u rrëzua nga trupi kolegjial i Gjykatës së Lartë, u vendos burgim i përjetshëm për Dajtin, që sipas gjykmit të tij ishtë jo i drejtë. Kjo sepse as gjykata, as IEVP-ja nuk japin arsye me shkrim për nje vendimin që kanë lënë në fuqi, i cili parimisht nuk ekziston më”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset