Berlinale, pezullohet çmimi “Ariu i Argjendtë Alfred Bauer” pas akuzave për lidhjet e tij me nazizmin

1 Shkurt 2020 | 17:20

Festivali Ndërkombëtar i Filmit  të Berlinit ka pezulluar një ndër çmimet e tij kryesore pas akuzave se regjisori që e ka themeluar atë, Alfred Bauer, ka qenë i përfshirë në organizimin e propagandave naziste.

Në një artikull të Die Zeit, është përfolur e shkuara e dyshimtë e Bauerit, ku ndër të tjera sugjerohej se Bauer ishte anëtar i partisë naziste dhe i trupave paraushtarake naziste të periudhës së para luftës.

Bauer gjithashtu dyshohet se ka luajtur një rol kyç  në “Goebbels’ Reichsfilmintendanz”, organi i themeluar nga ministria e propagandës më 1942-shin për të kontrolluar industrinë e kinematografisë.

Në një raport të partisë naziste, Bauer përshkruhej si “një entuziast, qëndrimet politike të së cilit janë të pagabueshme”.

Alfred Bauer ka qenë kryetari i Berlinales nga fillimi i viteve 1950 deri ne mesin e viteve ‘70.

Ai vdiq në 1986-n ndërsa një vit më pas në emër të tij u krijua çmimi Alfred Bauer.

Këtë vit Berlinalja do të zhillohet nga data 20 shkurt deri më 1 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026