Mbyllen hetimet për Rezart Taçin, zbërthehet skema e mashtrimit me TVSH-në

11 Korrik 2024 | 13:34

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi.

Taçi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”.

Nga përfundimi i hetimeve ka rezultuar se kompanitë e shitjes me pakicë të shoqërisë “Taçi Oil International”, i kanë faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia reale e furnizuar për periudhën maj-dhjetor 2013.

Përmes transaksioneve fiktive janë rënduar shpenzimet vjetore të kompanisë së biznesmenit Rezart Taçi me afro 52 milionë lekë, duke bërë që të përfitojë padrejtësisht nga rimbursimi i TVSH-së shumën prej 10.4 milionë lekë.

“Nga kontrolli i kryer tatimor rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil’ sh.a. nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra naftë dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencë në vlerë 36.8 milionë ekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15 milionë lekë”, thueht në njoftimin e prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026