DASH publikon videon e 75 vjetorit të NATO-s, Hasani i vetmi protagonist nga rajoni

11 Korrik 2024 | 16:53

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të enjte një video për 75 vjetorin e krijimit të NATO-s.

Në video shfaqen disa prej liderëve më të rëndësishëm botërorë, por dhe gjeneralve kyç të aleancës euro-atlantike.

Protagonist në videon e publikuar nga DASH, ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Hasani është kryediplomati i parë i cili mban një fjalim dhe i vetmi protagonist nga rajoni në pamjet e shpërndara.

“E lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO u ngrit si një fener paqeje dhe stabiliteti” tha ministri në video.

Në videomesazh është edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili deklaron mbështetjen ndaj aleancës.

“75 vjet, 32 Aleatë. 1 miliard njerëz të mbrojtur. Lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO është një fener paqeje dhe stabiliteti. Së bashku më të fortë” shkuan Deparamenti i Shtetit Amerikan në mbishkrimin e videos së postuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026