Tensione në protestën e opozitës, qëllohet me bomba molotov Kryeministria

11 Korrik 2024 | 21:28

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar me bomba molotov godinën e Kryeministrisë gjatë momentit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në protestën e opozitës.

Sulmi ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”.

Flakët e zjarrit u shuan menjëherë nga shërbimet e policisë të cilat qëndrojnë në gatishmëri.

Situata u normalizua brenda disa minutash. Sulmi me molotov u ndal nga protestuesit dhe nuk pati tentative të tjera prej tyre për të hequr gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit.

Ndiqni live protestën e opozitës:

https://www.youtube.com/watch?v=r752uIXlaKk

Protesta u thirr nga opozita me moton kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe situatës ekonomike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij akuzoi qeverinë si fajtoren e braktisjes së vendit nga ana e shqiptarëve.

“Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj.

Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë.

Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament.

Kur nuk siguron dot 3 vakte ushqimi për fëmijën tënd.

Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria.

Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund.

Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026