Biden flet për gafat dhe tregon nëse do të tërhiqet nga gara presidenciale

12 Korrik 2024 | 13:01

Në konferencën e shumëpritur për shtyp të presidentit Biden të enjten mbrëma, ai hodhi poshtë shqetësimet për fushatën e tij elektorale. Në këtë dalje të tij të parë që pas debatit me rivalin e tij Donald Trump, Biden bëri thirrje për nga disa politikanët dhe donatorët demokratë, të cilët vendosin në dyshim aftësitë e tij për të shërbyer në një mandat të dytë.

“Nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë që nuk duhet ta bëj”, tha ai. “Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë.”

Në vazhdim të kësaj ajo që mori shumë vëmendje ishin notat ironike që përdori kur u pyet lidhur me dy gafat e tij në daljen krah rivalit të tij Trump. Megjithatë argumentet e tij mbrojtës lidhur me performancën e tij në debatet politike, ranë poshtë me gafën e rradhës, teksa ftonte në fjalim presidentin e Ukrainës, Zelensky, nën emrin e rivalit të tij Putin. Kjo situatë e sikletshme shkaktoi gulçime të forta nga audienca e sidomos nga demokratët “e nervozuar”, të cilët  pyesin nëse do të ketë më shumë gafa nëse presidenti vazhdon fushatën e tij.

Për presidentin Biden, sondazhet ende dëshmojnë se gara nuk ka vdekur, një tregues kështu që ai shfaqet ende i fortë ne terren.  Në fund të fjalimit të tij, 81-vjeçari kapi me dy duar foltoren dhe këmbënguli se ishte “personi më i kualifikuar” për të drejtuar vendin e se nuk do të largohet i qetë nga skena.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026