Koincidencë që Borrell e Lajçak janë nga vende që s’e njohin Kosovën? Flet Macshane
Ish-ministri britanik për Europën, Denis Macshane, ka komentuar në një intervistë për emisionin “Balkan Talks”, rolin e negociatorëve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.
Macshane theksoi se zgjedhja e sllovakut Miroslav Lajçak dhe spanjollit Josep Borrell, si drejtuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte një koincidencë që ata vinin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën.
Megjithatë ai tha se origjinia e tyre mund të ndikojë në qashen që ata kanë ndaj dialogut.
Pjesë nga intervista:
Zoti MekShein, duke qene se ju i ndiqni nga afër ngjarjet në Ballkan dhe marrëdhëniet e tij me Bashkimin Evropian, doja t’ju bëja një pyetje që nuk e kam bërë më parë. A ishte thjeshte koincidencë që Lajçak dhe Borel nuk vinin nga vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, apo ka diçka më shumë në këtë? Pra A ishte vetëm koincidencë e thjeshtë?
Unë mendoj se ishte një koincidencë. Por ka probleme në Spanjë, dhe padyshim mund të thuhet, “Nëse Kosova bëhet e pavarur, po Katalonia? Por nuk është një krahasim. Mendoj se është më pak e pranueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë të thonë se ka një problem sigurisht, me pakicat e tyre të respektuara etnike në Hungari, dhe ata kërkojnë trajtim për të mirë ndaj tyre. Por kjo nuk është njësoj si të thuash, “Ne do të ndihmojnë Serbinë për të justifikuar luftën e saj brutale të agresionit, vrasjet masive, vrasjet gjenocide të Srebrenicës, dhe të gjithë shembujt e tjerë që dimë në Kosovë. Ne nuk duhet t’i harrojmë të gjitha këto, mos më keqkuptoni. Mendoj se ndoshta edhe nga ana e Prishtinës, njerëzit po luajnë edhe lojërat e tyre politike, sepse si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin në çdo vend? Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit të tyre. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet.
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar