Kremlini: Dislokimi i armëve të SHBA mund t’i bëjë qytetet evropiane caqe të Rusisë
Kremlini paralajmëroi se dislokimi në Gjermani i raketave të Shteteve të Bashkuara do t’i bëjë kryeqytetet evropiane caqe për raketat ruse. Moska tha se kjo do të ishte një përsëritje e konfrontimit të stilit të Luftës së Ftohtë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, foli për një “paradoks” në të cilin, “Evropa është cak i raketave tona, shteti ynë është cak i raketave amerikane në Evropë”.
“Ne kemi kapacitete të mjaftueshme për t’iu bërë ballë këtyre raketave, por viktimat potenciale janë kryeqytetet e këtyre shteteve”, tha ai për televizionin shtetëror rus, Russia 1.
Peskov aludoi se një konfrontim i tillë do ta minonte Evropën si tërësi.
“Evropa nuk po kalon në periudhën e saj më të mirë. Në një konfigurim tjetër, përsëritja e historisë është e pashmangshme”, tha ai, kur gazetari i Russia 1, Pavel Zarubin tha se Lufta e Ftohtë kishte përfunduar me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën, gjatë samitit të NATO-s, se do të dislokojë në mënyrë periodike armë me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat lundruese Tomahawk, në Gjermani nga viti 2026, si pjesë e strategjisë parandaluese.
“Ushtrimi i këtyre aftësive të avancuara do të demonstrojë angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe kontribuuesve të aleancës për strategjinë e integruar evropiane të parandalimit”, tha Shtëpia e Bardhë.
Kremlini e ka kritikuar vendimin e SHBA-së për dislokimin e armëve në Gjermani, duke e akuzuar Uashingtonin se ka bërë një hap drejt një Lufte të re të Ftohtë dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë, shkruan REL.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha një ditë më parë se ministri i Mbrojtjes, Andrei Selousov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, dhe dy zyrtarët kanë diskutuar për uljen e rrezikut “të një përshkallëzimi të mundshëm”.
Shtetet e NATO-s kanë forcuar mbrojtjen e tyre në Evropë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi