I regjistruar si republikan, kush është 20-vjeçari që tentoi të vriste Donald Trump

14 Korrik 2024 | 10:08

Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si personin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

NBC News raportoi se të dhënat e votuesve të Pensilvanisë tregonin Thomas Matthew Crooks, me të njëjtën adresë dhe datëlindje, si një republikan i regjistruar, megjithëse ishte e paqartë nga të dhënat se kur ishte regjistruar.

Sipas New York Times, Crooks nuk kishte një histori kriminale të pasqyruar në të dhënat e gjykatës publike të Pensilvanisë. Sipas The Tribune-Review , ai përfundoi arsimin e mesëm në shkollën e Bethel Park në vitin 2022, pasi kishte marrë një “çmim” prej 500 dollarësh pas diplomimit nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

FBI nuk ka konfirmuar nëse Crooks ka vepruar i vetëm në kryerjen e sulmit. Ata ende nuk e kanë zbuluar motivin e tij dhe po ndjekin pista të shumta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026