Reagimi i parë i Trump pas atentatit: Zoti e bekoftë Amerikën
Vetëm pak orë pas atentatit me armë zjarri, ish-Presidenti Donald Trump dha një mesazh për të gjithë qytetarët, ku konfirmoi se autori i sulmit është vrarë.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
“Çka është më e rëndësishme”, tha ai, “dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tone. Më qëlluan me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë. Kishte shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”, ishte mesazhi i parë i Trump pas atentatit.
Ndërkohë, zëdhënësi i tij, Steven Cheung, tha se “Trump është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.
Po ashtu, edhe djali i madh i zotit Trump, Donald Trump Jr., ndërsa postoi një foto të zotit Trump në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se “ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë