English

Politika shqiptare dënon sulmin ndaj Trump, Rama: Tragjedi për botën demokratike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump, në Pensilvani.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president në SHBA qëllohet gjatë një tubimi dhe ku një person mbeti viktimë.

Këtë, Rama e cilëson një tragjedi për botën demokratike.

“Është shqetësuese të shohësh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike.Mendimet e mia shkojnë për ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama në X.

Presidenti Bajram Begaj, shprehu keqardhjen e tij mbi tentativën për vrasjen e Presidentit Donald Trump gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.

Presidenti Begaj dënoi ashpër  “këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”.

“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, – u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X.

Edhe kreu i PD, Sali Berisha reagoi lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit amerikan.

“Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit  Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Predidentit  Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë  rreziku për jetën dhe një pjesëmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe  familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejtë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor”, shkroi kreu i PD, Sali Berisha.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.

U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!” shkroi në faqen e vet në Facebook presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?