Momenti për të shkruar histori. Spanja synon trofeun, Anglia me sytë drejt titullit

14 Korrik 2024 | 18:09

Historia do të shkruhet në Olimpiastadion, do të shkruhet në Berlinin e finales së Euro 2024. Anglia e Spanja luajnë 90 minuta ankthi e presioni, por edhe më tej në rast barazimi, ndërsa synim mbetet fitimi i trofeut. Dy skuadra që janë të bindura se ka ardhur momenti për të shkruar historinë, me la furia roja që kërkojnë të ngrenë lart kupën për herë të katërt në histori, e në anën tjetër janë 3 luanët që nuk e kanë fituar kurrë këtë titull.

Të besuarit e Southgate ishin të pafat në edicionin e fundit ku u shpallën nënkampionë, duke u mposhtur në stacionin final nga Italia, ndërkohë që trofeu i fundit i fituar nga furia e kuqe i takon vitit 2012. Ky është dueli numër 28 mes tyre, ku në të shkuarën anglezët kanë ditur të fitojnë ndaj Spanjës, të cilët e kanë mposhtur 13 herë, kundrejt 10 të spanjollëve, ndërsa 4 sfida janë ndarë në barazim.

Formacionet për këtë klasike janë gati, të dyja ekipet nuk priten të ndryshojnë nga duelet e mëparshme, i kushtëzuar De la Fuente, që do të aktivizojë nga minuta e parë Dani Olmon, ndërsa tek 3 luanët, Shaw pritet të rikthehet titullar. Gjykimi i është besuar një francezi, Fronsua Leteksier.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026