Zbardhet kalendari i Superligës

15 Korrik 2024 | 17:31

Këtë të hënë u zbardh kalendari për sezonin e ri të Superligës, ndërsa për të shijuar derbin historik të kryeqytetit, tifozët shqiptarë do të duhet të presin deri në javën e gjashtë të kampionatit. Në javën e parë nuk do të mungojnë duelet interesante.

Ekipet e Superligës u njohën  me datat në të cilat do të përballen me kundërshtarët e tyre, ndërsa tashmë kanë nisur edhe kalkulimet. Formati nuk ndryshon, 36 javë lojë, e më pas finalja 4, ashtu si në edicionin e sapombyllur. Përfaqësues të 10 ekipeve ndoqën nga afër shortin, ku vetëm 3 prej tyre zgjodhën që në përfundim të shpreheshin për mediat.

Duelet interesante nuk do të mungojnë as në javën e parë, një prej tyre dhe klasikja Partizani-Vllaznia apo Dinamo-Egnatia. Kampionati shqiptar nis më 18 gusht, ndërsa marrin pjesë 10 ekipe, Tirana, Partizani, Dinamo, Egnatia, Teuta, Laci, Skënderbeu, Bylis, Elbasani dhe Vllaznia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026