Ambasadori Hovenier, kritika Kurtit: Të shqetësuar nga disa vendime

15 Korrik 2024 | 18:11

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim për disa vendime politike të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij.

Megjithatë, kryediplomati amerikan rikonfirmoi angazhimin e SHBA për Kosovën.

“Nganjëherë ndiej se të gjithë dëshironi që të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore apo diçka të ngjashme. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë kohë duke u brengosur me këtë çështje. Dua ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë, dhe kjo është arsyeja pse jam sot këtu me kryetarin e Gjakovës për të biseduar dhe avancuar segmentet që avancojnë rritjen ekonomike dhe vendeve të punës dhe të takohemi me përfaqësues të komuniteteve se çka mund të bëjë qeveria më shumë për ta. Kam thënë shpesh: kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që do të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Qeveria ime bashkë me disa partnerë që punojmë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti, të cilat pamundësojnë arritjen”, deklaroi Hovenier.

Ambasadori Hovenier i dërgoi një mesazh të qartë qeverisë së Albin Kurtit se nuk duhet të miratojë ligje, që nuk janë në përputhje me normat evropiane.

Ambasadori Hovenier gjatë qëndrimit në Gjakovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, vizituan edhe komunitetet pakicë që jetojnë në këtë qytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026