Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkan

5 Korrik 2024 | 18:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatoset si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë.

Aleksandër Vuçiç tha se Kurti vuan që të veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkanin Perëndimor, shkruan KosovaPress.

“Tani a t’i besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy të parët. Nëse ne po armatosemi, po pak më shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë. Ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur. Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarisht, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuajë për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat tona janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar”, tha ai.

Kurti në një opinion të publikuar sot në New York Times, i cili kryesisht i referohej NATO-s, ndër të tjera ka shkruar se edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026