Hapet konkursi për projektin e Rozafës, Rama: Ikona e shekullit të ri për Shkodrën
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në hapjen e konkursit për transformimin e Rozafës.
Në fjalën e tij Rama tha se 5 kompani të huaja do të shpalosin idetë e tyre për Rozafën, ku njëra prej tyre do të jetë fituesja që do të jetë dhe gjurma e re e Shkodrës turistike.
Shefi i qeverisë shtoi se krahas investimeve në zonë, sfida e qeverisë është çuarja e “Korridorit Blu” deri në Murriqan.
“5 studio të mirënjohura me reputacion, do të sjellin 5 mundësi që njëra zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt, që nuk është thjesht një objekt privat, por që është një objekt që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën, e cila është shumë e pasur me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmnën e vetë. Kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie për brezat që vijnë.
Investimet publike për Shkodrën dhe këtë territor që shkon deri lart në Thethin e mrekullueshëm dhe deri në kufi me Malin e Zi po shtohen dita ditës. Patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje shumë të shpejtë dhe të sigurt të Shkodrës, qoftë me veriun lart dhe qoftë me Tiranën e jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të “Korridorit Blu”, i cili tashmë e ka një segement të prekshëm në aksin Thuimanë-Kashar”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur