Kryemintri britanik reagon për largimin e trajnerit të Anglisë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka shprehur mirënjohjen e tij në një postim në platformën X për ish-trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. 53-vjeçari, i cili drejtoi “3 Luanët” për 8 vite, i ka thënë lamtumirë këtë të martë finalistëve të Euro 2024.
“Koha e Gareth si trajner i anglisë do të mbahet mend për kthimin e shpresës dhe besimit për të cilin vendi kishte thirrur për kaq kohë. Ai dhe ekipi i tij na kanë dhënë shumë. Askush nuk do ta harrojë vrapimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 osë dy finalet tona të para në Evropë. “- shkruan kryeministri.
Më tej, mes rreshtave a e ka quajtur ish-trajnerin si mentor të talenteve të shkëlqyera që ka ekipi i Anglisë.
“Në çdo hap të rrugës ka mbajtur mbi supe ëndrrat e vendit me dinjitet dhe nder. Unë bashkohem me të gjithë sot duke i falenderuar Gareth dhe ekipin e tij për gjithcka që kanë arritur dhe për hedhjen e themeleve për suksesin e ardhshëm.” – përfundon kryeminstri Starmer.
LEXONI GJITHASHTU:
- Southgate largohet nga Anglia, 102 ndeshje në 8 vite në krye të “3 luanëve”
- Finalja e Euro 2024 Spanjë – Angli: Shanset, sondazhet dhe historia e skuadrave
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta