Largimi i mjekëve, ‘Together for Live’: Të paqarta strategjitë për rritjen e financimit

7 Prill 2021 | 16:08

Shqipëria renditet në vendin e fundit për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.  Marsela Ceno, mjeke ne gjermani tregon arsyet pse është larguar.

“Mundësia e pakufizuar për të marrë një specializim shumë cilësor në Gjermani, pagesa dinjitoze dhe kushtet e sigurisë së punës brenda në spital dhe jashtë tij”,  tha mjekja Ceno.

Denisa Celami,  Koordinatore e programit të Shëndetësisë, shoqata “Together for Live” thotë se ata kanë dhënë dhe rekomandime se si te ndalin largimin e mjekëve.

“Një është rritja e pagave për personelin shëndetësor, do të ishte një gjë primare dhe e domosdoshme, por jo vetëm kjo; është nevoja për t’u rritur profesionalisht që në Shqipëri bëhet e vështirë. Së dyti, mungesa e investimeve në spitale, sidomos në ato të rretheve”, shprehet Denisa Celami.

Një nga problemet që studentët sapo mbarojnë universitetin e mjekësisë duan të largohen është pamundësia për t’u specializuar dhe kostoja e lartë për ta kryer specializimin.

Ndërkohë, në Gjermani sipas Marsela Ceno nuk ekziston një provim që ti të kesh të drejtën e specializimit, sepse vendet për specializim janë të bollshme. Asnjë student që kryen specializimin nuk paguan, por paguhet.

“Specializantët tanë paguajë një tarifë jo fort të papërfillshme, kanë një tarifë vjetore edhe atyre që u mbulohet specializimi duhet të paguajnë tarifën vjetore. Pa llogaritur pjesën që shteti nuk i rimburson pasi i ka kuotat të miratuara”, thotë znj. Ceno.

Përveç numrit të mjekëve, sipas një raporti të OKB, shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të Europës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë sërish ulje.

Pavarësisht këtyre të dhënave Organizata Together for Life, në një studim mbi premtimet elektorale të partive kryesore politike në sektorin e shëndetësisë, vëren se “Asnjëra nga partitë politike nuk parashikohet në asnjë rast rritja e financimit për shëndetësinë, të paktën sa vendet e rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Kombëtar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026