Kryeministri Rama: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

17 Korrik 2024 | 11:46

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në një takim të zhvilluar me kryebashkiakët e vendit, ku në fokus të diskutimit ishin turizmi dhe legalizimet.

Rama tha se janë me qindra profile fallco në rrjetet sociale që përdoren për të dëmtuar turizmin shqiptar, duke thënë se ka pësuar rënie, në një kohë që sipas tij, shifrat tregojnë të kundërtën.

“Tendenca e flukseve turistike, për të shkuar përtej detit dhe për të shkuar edhe në zona e pika që deri dje nuk mund të imagjinohej të kishte turistë. Të jeni të gjithë të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare.

Të gjithë janë të skandalizuar nga video, lajme, komente të rreme, të manipuluara e të bëra me qëllim, që duan të thonë se këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren dhe nuk është ky preokupimi kryesor që të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Shumë profile fallco që përdoren për këtë sulm.

Por kjo është njëra anë e medaljes që vlen për të kuptuar se ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi edhe me sfida të reja, që janë gjithmonë e më komplekse që kanë të bëjnë me gjithë elementët. Komisioni Europian nxori një vlerësim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86 % rritje të turizmit”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026