Xhafo: SMS-ja sekrete që Rama i ka çuar Dumanit, cila është dosja

15 Korrik 2024 | 22:00

Gazetari Endri Xhafo ka deklaruar në  emisionin Now se një prej dosjeve që Rama i ka kërkuar Dumanit të mbyllë është çështja “Xibraka”. Dosja “Xibraka” në vetvete ka ngjallur dyshime lidhur me besueshmërin ndaj kreut të SPAK për mënyrën sesi ai do të gjykojë çështjen ku përfshihet Olsi Rama.

“Kjo nuk është sekret që politika të ndërhyjë, por kryeministri ka pasur parasysh që është një çështje ku përfshihet vëllai i tij, i cili para disa ditësh ishte thirrur në SPAK e që deklaroi se ishte për atë dosje. Megjithatë Edi Rama nuk është nga ata që është shumë i kujdesshëm për ato që thotë publikisht.” –tha gazetari.

Në vazhdim ai shtoi se duke marrë parasysh që në këtë dosje përfshihet vëllai i kryeministrit, do të tregojë më tepër kujdes. Kjo sepse ministra të kabinetit qeveritar “Rama” janë larguar nga detyra për dosje ku kanë qenë të përfshirë vëllezër ose kushërinjve, si rasti i Sajmir Tahirit apo Fatmir Xhafaj.

“Në gjykimin tim nuk e implikon Altin Dumanin që ai të jetë i prirur të zbatojë ‘porosinë’ e Edi Ramës që ta mbyllë këtë çështje.”-vazhdoi Xhafo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026