“Burgu” për Berishën, godet Altin Dumani: Si ndihem unë?! S’kam asnjë tagër…!

15 Korrik 2024 | 15:35

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi në parlament këtë të hënë raportin e punës së Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023.

I pyetur nga deputeti demokrat Tritan Shehu lidhur me dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i SPAK tha se vendimi i gjykatës për masën e sigurisë e përcakton qartë edhe akuzën, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e Shehut se po vepronte politikisht lidhur me këtë çështje.

“Po bëheni pjesë e politikës duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik dhe duke interferuar në çështje të politikës”, tha Shehu.

“Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk më lejohet të bëj komente. Ju pretendoni se nuk ka kushte për caktim mase sigurimi, unë nuk mund të them gjë tjetër, referoju vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale ndaj peronit ndaj të cilit kryhen hetime. Lëshuat akuza të rënda në drejtim të institucionit që unë drejtoj dhe ndaj meje personalisht. Unë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhjeje me politikën, të gjithë karrierën  time e kam ndërtuar jashtë politikës”, u përgjigj Dumani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026