EMRAT| Vrau kamerierin në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për shtetasin Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen me dashje të Gazmend Kurmakut në Elbasan, në restorantin ku ky i fundit punonte si kamarier.
Përmes një njoftimi Prokuroria ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimi për këtë çështje dhe është dërguar për gjykim.
Bashkë me Llapushin, është edhe shtetasi Luan Dulellari, i cili akuzohet për ‘moskallëzim të krimit’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në datën 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur shtetasit:
– Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal
– Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.
Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.
Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur