Përkeqësohet moti në Elbasan, stuhia dëmton biznese dhe shkul pemë

17 Korrik 2024 | 19:54

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë, po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq. Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026