Ekskluzive|Flasin policët: Nëna me 4 fëmijë do hidhej në Bunë, si u shmang tragjedia
Ishte ora 14:00 minuta e datës 17 korrik, ku babai i një 27-vjeçareje telefoni pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.
Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, efektivët rrrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët.
“Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna . Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi du bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi – efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.
Efektivi i policisë thotë se gjendja e gruas ishte tepër e renduar ndërsa tregon që menjëherë janë kujdesur për femijet të cilët ishin tepër të uritur.
“Gruaja ishte ne gjëndje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kemi nxerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi theme hajdeni me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, uje dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë”, deklaroi Vokthi.
Kjo ngjarje e rëndë fatmirësisht është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët kanë shtuar patrullimet në zonë pas vetëvrasjes tragjike të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj pak kohë më parë.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se para se të mbytej, 27 vjeçarja përveç babait, ka telefonuar edhe ish-bashkëshortin për ti treguar për aktin ekstrem.
Në kushte të rënduara psikologjike, 27 vjeçarja kishte tentuar të hidhej në ujrat e lumit “Buna” së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur 7,5,3 dhe 1 vjeç, por fatmirësisht u shpëtuan nga reagimi në kohë i forcave të rendit.
“Puna jonë rreth 25 vite është një mision për ti ardhë në ndihmë qytetarëve”, shtoi efektivi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar