Republika Çeke prezanton ministrin e katërt të shëndetësisë brenda një viti

7 Prill 2021 | 16:46

Qeveria çeke ka shkarkuar nga posti të tretin ministër të shëndetësisë që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 vitin e shkuar.

Jan Blatny, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë që prej tetorit, u pushua nga kryeministri Andrej Babis të mërkurën.

Petr Arenberg, drejtuesi i Spitalit Universitar të Pragës, u betua para presidentit Milos Zeman, si ministri i katërt i shëndetësisë brenda një viti.

Babis vazhdimisht e ka kritikuar Blatny-n për menaxhimin e pandemisë, përfshirë edhe për masat strikte ndaj përdorimit të ilaçeve eksperimentale për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Blatny është kritikuar gjithashtu edhe nga Zeman pas refuzimit të përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) është akoma duke e shqyrtuar vaksinën ruse dhe akoma nuk e ka miratuar për përdorim në BE.

Republika Çeke është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19 në Europë, edhe pse numri i rasteve të reja ditore tashmë janë shumë të ulëta që prej 14 dhjetorit.

Qeveria planifikon të rihapë shkollat fillore dhe të lejojë lëvizjen e lirë brenda për brenda vendit, e cila ka qenë e ndaluar që prej 1 marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026