Një muaj para Superligës Shqiptare, Skënderbeu vijon përgatitjet
Skënderbeu ka kryer një merkato verore të pasur, duke arkëtuar shifra të majme me largimet e duke afruar lojtarë të rinj të huaj, por të talentuar.
Përgatitjet vijojnë në qytetin e Korçës, pak orë pasi skuadra është kthyer nga Greqia ku zhvilloi dhe një sfidë miqësore. Të pranishëm në seancën stërvitore ishin trajneri Ivan Gvozdenovic, por dhe drejtori sportiv Ardi Gjanci.
-Do shohim, nuk them dot asgjë, tani nis faza, nuk kemi luajtur shumë ndeshje, si jemi më cilësi më formë, mbas Korrikut flasim më tepër, -tha Ivan Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut. -Të gjithë kanë bërë një punë të mirë, jam i kënaqur me lojtarët, varet nga ata si do bëjnë në fushë.
Për drejtorin sportiv të skuadrës bardhekuqe merkato vazhdon ende.
-Është larguar Lika, Alih, Muharrem e zyrtarisht në hyrje kemi bërë 5 afrime, Bismark, Luco Vaske, Frenklin nga Kameruni dhe dy nigeriane nga Lagos, -tha Ardi Gjanci, drejtori sportiv i Skënderbeut. -Ne përpiqemi të dëgjojmë kërkesat e lojtarit, merkato nuk nisi tani, nisi në shkurt i pamë me kujdes lojtarët dhe i afruam.
Vitin e kaluar Skënderbeu arriti të sigurojë “final 4”, ku edhe pse vinte nga kategoria e parë, u konfirmua një kundërshtar i fortë për ekipet e elitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj