Kaos në mbarë botën! Shkëputet interneti në banka, aeroporte dhe televizione
Kanalet televizive, aeroportet dhe banka të mëdha anembanë botës janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit.
Emisioni i mëngjesit i Sky News nuk u transmetua të premten në mëngjes, i zëvendësuar nga pamjet e arkivit.
Downdetector, një faqe interneti që monitoron ndërprerjet, raportoi rritje të papritura të problemeve me faqet e internetit duke përfshirë aplikacionet e Microsoft, faqet e internetit bankare dhe aplikacionet e linjave ajrore.
Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar, po ashtu, për probleme me internetin.
Në internet, përdoruesit raportuan probleme deri në Australi, Zelandën e Re, Indi dhe Japoni.
Troy Hunt, një studiues i sigurisë kibernetike, tha në një postim në X se “diçka super e çuditshme po ndodh tani” me individë në mbarë botën që ankoheshin se kompjuterët e tyre Ëindoës papritmas po shfaqnin “ekranin blu të vdekjes” dhe po hynin në modalitetin e rimëkëmbjes.
Inxhinierët e sigurisë kibernetike vunë në dukje një problem me Croëdstrike, një pjesë e softuerit antivirus, i cili dukej se po shkaktonte rrëzimin e kompjuterëve.
Senad Arun, themeluesi i kompanisë së kërkimeve kibernetike Imperum, e përshkroi incidentin si “Dita e Kiametit të Croëdstrike”.
Shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës