Interneti për qëllime kulturore, INSTAT: 96% e përdorin për rrjetet sociale
Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë merr pjesë në aktivitete kulturore nëpërmjet teknologjisë të internetit.
Aktivitetet online kulturore përfshijnë pjesëmarrjen në rrjete sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në vitin 2023, në total 83,1% e popullsisë të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur internetin për qëllime të ndryshme.
Të rinjtë të grupmoshës 16 deri në 24 vjeç, e përdorën më shumë internetin, për të gjitha aktivitetet kulturore.
Grupmosha 25-54 vjeç dhe 55-74 vjeç e përdorën më shumë internetin për komunikimin me mesazhe të shkruara, respektivisht 95,7% dhe 77,6%.
Rreth 75,6% e grupmoshës 25-54 vjeç e përdorën më pak internetin për leximin e lajmeve në gazeta dhe revista në internet ndërsa 51,9% e grupmoshës 55-74 e përdorën më pak internetin për rrjetet sociale.
Ajo që vihet re është se përqindja më e lartë e popullsisë e kanë përdorur internetin për komunikimin me mesazhe të shkruara sesa për leximin e lajmeve apo revistave në internet.
Për të gjitha kategoritë kulturore, individët 16-74 vjeç me arsim të lartë kanë përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit për qëllime kulturore sesa individët me një nivel më të ulët arsimor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lufta kundër abuzimit të fëmijëve në internet/ A do skanohen fotot në WhatsApp
- Ekspertët: Mashtrimet në internet më të sofistikuara se kurrë më parë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar