Lufta kundër abuzimit të fëmijëve në internet/ A do skanohen fotot në WhatsApp

20 Qershor 2024 | 09:56

Ambasadorët evropianë pritet të debatojnë për përfshirjen e teknologjisë së re të skanimit në rregulloren për Materialin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve (CSAM), e cila u propozua nga presidenca belge e Këshillit të BE-së. Kjo teknologji, e njohur si “moderimi i ngarkimeve,” synon të monitorojë përmbajtjen e mesazheve të koduara në shërbime si WhatsApp dhe Messenger për të zbuluar imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve.

Amendamenti i propozuar do të kërkojë që këto shërbime të integrojnë skanerë që analizojnë foto, video dhe URL-të e përdoruesve dhe t’i raportojnë ato tek autoritetet përkatëse. Përdoruesve do t’u ofrohet mundësia të japin pëlqimin e tyre për skanimin, por nëse refuzojnë, shërbimet e tyre do të kufizohen vetëm në dërgimin e mesazheve tekstuale.

Kritikët paralajmërojnë se kjo risi  mund të shfrytëzohet nga hakerët dhe aktorët keqdashës. Shoqatat tregtare dhe grupet e të drejtave dixhitale shprehen gjithashtu dyshime për efikasitetin dhe ndikimin në privatësinë e përdoruesve.

Nëse ambasadorët arrijnë marrëveshje, kjo do të hapë rrugën për fillimin e negociatave midis Parlamentit Evropian, Komisionit dhe Këshillit, të njohura si “trilog”. Miratimi zyrtar pritet të ndodhë në vjeshtën e vitit 2024, pas formimit të Parlamentit të ri dhe organizimit të takimeve trilog nga presidenca hungareze e Këshillit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin për të 11-tën natë radhazi dhe Teherani zgjeroi ofensivën e tij kundër shteteve të Gjirit, Pakistani intensifikoi përpjekjet e...
08:22 | 22/07/2026

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026