GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon dhe 3 të tjerë

19 Korrik 2024 | 15:15

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin dhe Adrian Bulkun.

Ndërsa për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka u pranua kërkesa për gjykim të zakonshëm dhe për ndarjen e çështjes nga Vangjush Dako.

Për 7 të dyshuarit të cilët kanë zgjedhur të shkojnë me gjykim të zakonshëm mund të shpallet moskompetencë.

Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Por më pas GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest në shtëpi’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026