Përdhunohet 20-vjeçarja në Himarë, arrestohet i riu nga Tirana

19 Korrik 2024 | 16:49

Një 20-vjeçare në Himarë dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 24-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 24-vjeçari është arrestuar, pas denoncimit të të resë.

“Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë gazetarja e Euronews Albania bën të ditur se 24-vjeçari i arrestuar ishte nga Tiran dhe kishte shkuar në Himarë për pushime, ndërkohë që vajza e abuzuar sekskualisht ishte punonjëse në një objekt përgjatë bregdetit.

“Kemi marrë njoftimin sot nga Policia e Himarës për një rast përdhunimi të ndodhur përgjatë vijës bregdetare, në zonën e quajtur Maraç në Himarë. Ka qenë vetë 20 vjeçarja që ka denoncuar në Polici në mënyrë që të bënte të mundur kapjen e 24 vjeçarit që kishte abuzuar seksualisht me të. 24 vjeçari ishte banues në Tiranë dhe ishte më pushime në Himarë. Ndërkohë 20-vjeçarja ishte e punësuar në një nga objektet atje”, tha gazetarja Haskaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026