Zelensky uron Trump për nominimin dhe pranon takimin “kokë më kokë”

20 Korrik 2024 | 09:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka folur me të nominuarin e republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe janë pajtuar për një “takim personal”, për të diskutuar hapat për paqe të qëndrueshme me Rusinë.

Zelensky ka folur me Trumpin më 19 korrik, një ditë pasi kandidati republikan e ka pranuar nominimin e Partisë Republikane dhe është zotuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nëse fiton zjgedhjet.

“Kam biseduar me Donald Trumpin për t’ia uruar nominimin e republikanëve dhe për të dënuar atentatin tronditës ndaj tij në Pensilvani. I kam uruar forcë dhe siguri në të ardhmen”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në X, duke iu referuar të shtënave kundër Trumpit më 13 korrik, gjatë një tubimi të fushatës.

Trump është plagosur në veshin e djathtë.

Zelensky ka thënë se është pajtuar me Trumpin “për të diskutuar në një takim personal për hapat që duhet bërë për ta bërë paqen të qëndrueshme”, pa dhënë më shumë hollësi se ku dhe kur mund të ndodhë takimi.

Trump ka thënë në platformën e vet sociale, Social Truth se ka pasur “bisedë shumë të mirë” me Zelenskyn, me të cilin kanë biseduar për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Trump është zotuar për të sjellë paqe në botë dhe “për t’iu dhënë fund luftërave që u kushtojnë me jetë aq shumë njerëzve”.

“Të dyja palët do të mund të punojnë së bashku dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe i hap rrugën prosperitetit”, ka thënë Trump.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022, ka lënë dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në të dyja anët dhe fundi nuk i shihet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026