Ish-rivalët bashkohen me Trump, Haley dhe De Santis mbështesin ish-presidentin
Një nga një, rivalët e mundur të Donald Trump për nominimin republikan të 2024-s hipën në skenë për të vlerësuar figurën e tij në ditën e dytë të konventës së partisë.
Nga vendi i tij në sallën e konventës, Trump buzëqeshte herë pas here teksa shihte ish-kundërshtarët Niki Hejli dhe Ron De Santis të shprehnin mbështetjen për kandidaturën e tij.
“Do ta nis fjalimin tim duke bërë një gjë të qartë: Donald Trump ka mbështetjen time më të fuqishme”, deklaroi Niki Hejli.
Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB bëri të ditur se kishte qenë vetë Trump që i kishte kërkuar të fliste në konventë, në emër të unitetit.
“Për hir të vendit tonë, ne duhet të mbështesim Donald Trump”, deklaroi Hejli, e cila u duartrokit nga ish-presidenti.
Rivali tjetër, që në garën e nominimeve përfundoi i treti, Ron De Santis u prit me më shumë entuziazëm nga turma. Në fjalimin e tij, ai preku një seri çështjesh sociale të karakterit konservator.
Gjithashtu, ai i bëri thirrje të pranishmëve të rreshtohen pas Trump. “Ne nuk mund ta braktisim atë, nuk mund të braktisim Amerikën”, deklaroi De Santis.
Ai foli edhe për moshën e presidentit aktual Joe Biden, çështje që po trajtohet në radhët e demokratëve. “Neve na duhet një president që të mund ta udhëheqë vendin 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës”, tha guvernatori i Floridës.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse