Trump në daljen e tij të parë pas atentatit: Mora një plumb për demokracinë

21 Korrik 2024 | 12:08

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur tubimin e tij të parë të fushatës që kur i mbijetoi atentatit të javës së kaluar.

Referuar atentatit ndaj tij dhe sulmeve që Trump ka marrë nga presidenti Biden, i cili e ka cilësuar si një “vizion të errët të së ardhmes”, ish-presidenti u përgjigj kështu:

“Ata vazhdojnë të thonë, ‘Ai është një kërcënim për demokracinë…’ Javën e kaluar mora një plumb për demokracinë.”

Në vazhdim të fjalimit të tij dy-orësh, Donald Trump ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pretendimet e demokratëve se Biden duhet të japë dorëheqjen nga kandidatura për zgjedhjet presidenciale.

“Ata kanë disa probleme. Numri një, ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre”, tha Trump duke qeshur dhe tallur. “Ky djalosh shkon dhe merr votat dhe tani duan ta heqin atë.”

Kandidati republikan u bëri  mijëra njërzve thirrje duke ju drejtuar : “luftoni, luftoni, luftoni”, duke evokuar kështu momentin pas atentatit të tij në tentativë më 13 korrik, i gjakosur dhe i rrethuar nga agjentët e Shërbimit Sekret.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026