U tërhoq nga kandidimi për President, Biden tregon emrin që mund ta zëvendësojë

21 Korrik 2024 | 20:32

Pas tërheqjes së tij nga gara presidenciale në SHBA, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar se vendin e tij si kandidate do e zërë zëvendës Presidentja aktuale, Kamala Harris.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Biden ka thënë se jep miratimin dhe mbështetjen e plotë për Harris, si kandidate për presidente në zgjedhjet e nëntorit.

Ai i bëri thirrje demokratëve në SHBA që të bashkohen, për të mundur kandidatin republikan Donald Trump.

“Të dashur demokratë, kam vendosur të mos pranoj nominimin dhe të përqendroj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjidhja Kamala Harris si Zv presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë — është koha të bashkohemi dhe të mposhtim Trump. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026