Hetimet për 21 janarin, Mark Nika flet pas daljes nga SPAK
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protesuesit të vrarë gjatë tubimit të 21 janarit, ka dhënë një prononcim për media në përfundim të dëshmisë së tij në SPAK.
Nika tha se kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të hetojë personat që urdhëruan gardën të hapte zjarr mbi turmën. Ai shtoi se provat e 21 janarit janë fshirë dhe ndaj duhet nëj rihetim i çështjes siç e kërkoi dhe Gjykata e Strasburgut.
“Përgjegjësia duhet të kërkohet te Kryeministri i kohës, Ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Gardës, ata tjerët janë ushtarë, po nuk e urdhërove ushtarin nuk qëllon ai”, u shpreh Mark Nika para SPAK.
Sa i takon audio-inçizimit ku jepet urdhri për të qëlluar, Nika tha se disponohet nga gazetari Arta Hoxha i cili pritet ta dorëzojë në SPAK.
“U thirra për kasetën. Kasetën e ka Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë. Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta