Përgjegjësia për bllokimin e Rinasit, Bushati: I takon qeverisë. Haxhiu: E pafalshme të lihet Kulla bosh
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan gjatë emisionit ‘Shock’ mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen e ditës, bllokimi i aeroportit të Rinasit për shkak të grevës së Albcontrol.
Për analistin Andi Bushati përgjegjësia i takon qeverisë, që sipas tij duhet t’i kishte gjetur një zgjidhje Alcontrol duke mos e lënë situatën të precipitojë në një nivel të tillë.
“Nga një problem mes punëdhënësit dhe punëmarrësit që në këtë rast ka ca specifika të ndryshme se është marrëdhënia ndërkombëtare, kemi një problem sindikalist, punëtorët duhet paguhen për atë që është në kontratë.
Albcontrol formalisht është ndërmarrje që s’e drejton as kryeministri, as ministri, por ne e dimë si janë, edhe kur thotë Rama janë punonjës të LSI pranon se kanë një dominim politik.
Shteti duhet t’i kishte gjetur një zgjidhje që të paguanin punëtorët. Përmasa që mori është e stisur, por është e stisur ngaqë qeveria nuk përballet dot me një problem të thjeshtë, zëri i punonjësve duhet respektuar”, tha analisti Bushati.
Analisti Baton Haxhiut u shpreh se nisur edhe nga përvoja vendi i vetëm ku nuk lejohet greva e përgjithshme është kontrolli ajror.
Sipas tij, është e pafalshme, që për shkak të 60 personave që janë të pakënaqur me pagat e tyre të lihet vetëm kulla e vrojtimit.
“Unë nuk jam kundër grevës, vetëm njerëz që nuk e dinë masës thonë ne po bëjmë grevë të gjithë dhe po bllokojmë gjithçka. Nuk mundet që për 60 njerëz që u është ulur paga të mbesin nëpër aeroporte qindra mijëra njerëz.
Segmenti i dytë është që modeli i grevës e ka një farë hierarkie, i vetmi vend ku nuk lejohet greva e përgjithshme është kontrolli ajror. Nuk guxojnë 60 veta që të hyjnë në grevë, nuk lihet kulla vetëm”, u shpreh analisti Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta