Reforma në Drejtësi| Reagon Ambasada Amerikane: Nuk ishte e lehtë, por dha rezultate
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur përmes një deklarate mbështetjen e saj sa i pë rezultatve të reformës në drejtësi, e cila u inicjua 8 vjet më parë.
Kjo reformë u konceptua si një plan për të rivlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e anëtarëve të sistemit të drejtësisë.
Gjithashtu promovimin e një kulture të re nëpërmjet ndryshimit të strukturës së institucioneve të drejtësisë përmes depolitizimit dhe decentralizimit.
Deklarata e plotë:
“Në këtë tetëvjetor të miratimit unanim të amendamenteve kushtetuese që hapën rrugën për reformën në drejtësi, ne urojmë popullin shqiptar për mbështetjen në zbatimin e pakthyeshëm të saj. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, ndërsa ata bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe afrimin e Shqipërisë me komunitetin euroatlantik të kombeve.”
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasada Amerikane takim me kreun e SPAK në Shkodër
- Ambasada Amerikane në Tiranë uron kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta