Liderja e Bangladeshit fajëson armiqtë politikë për dhunën
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, fajësoi kundërshtarët e saj politikë për trazirat vdekjeprurëse në këtë vend.
Për pasojë, tha ajo, “është detyruar” të vendosë shtetrrethim.
“Unë nuk e kam dashur këtë. Do ta heqim sapo të përmirësohet situata”, tha Hasina.
Komentet e saj vijnë një ditë pasi Gjykata e Lartë e Bangladeshit hoqi shumicën e kuotave për vendet e punës në Qeveri, të cilat shkaktuan përleshje të dhunshme në të gjithë vendin, tash e sa javë.
Më shumë se 150 persona humbën jetën në përleshjet mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit tani bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministres Hasina.
Por, ajo fajësoi Partinë Nacionaliste të Bangladeshit dhe atë Xhemat-e-Islami – të dyja në opozitë – duke u zotuar se Qeveria e saj do të punojë “për t’i shtypur militantët dhe për të krijuar një mjedis më të mirë”.
Përpara vendimit të gjykatës, Bangladeshi i kishte të rezervuara rreth 30% të punëve të tij qeveritare me pagesë të lartë për fëmijët e atyre që luftuan në luftën e Bangladeshit për pavarësi nga Pakistani, në vitin 1971, shkruan REL.
Gjykata vendosi se vetëm 5% e këtyre pozitave mund të rezervohen për të afërmit e veteranëve.
Hasina është vajza e udhëheqësit themelues të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
Ajo siguroi mandatin e katërt radhazi si kryeministre në muajin janar, por ato zgjedhje u bojkotuan nga partitë kryesore të opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij