McAllister rizgjidhet në krye të Komisionit për Politike të Jashtme të PE-së

23 Korrik 2024 | 15:36

Anëtari i Parlamentit Evropian, David McAllister, është rizgjedhur në postin e presidentit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

McAllister, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë post, u zgjodh në mënyrë unanime më 23 korrik.

Pas rizgjedhjes, ai tha se ligjvënësit evropianë po nisin mandatin e tyre në një kohë të tensioneve gjeopolitike në rritje, duke shtuar se do të vazhdojë të theksojë rëndësinë e fqinjësisë së afërt dhe partneritetit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të mbajmë raporte të forta transatlantike pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas janarit. Ne duhet ta frenojmë Rusinë agresive dhe të rrisim edhe më shumë mbështetjen humanitare, ekonomike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën dhe të mbështesin rrugën e saj drejt paqes dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të vëmë në pah fqinjësinë tonë të afërt dhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Javën e kaluar, Roberta Metsola, u rizgjodh si kryetare e Parlamentit Evropian për një mandat prej dy vjetësh e gjysmë.

Kjo është përbërja e dhjetë e Parlamentit Evropian, i cili ka 720 ulëse apo 15 më shumë se përbërja e kaluar.

Pesëdhjetë e katër për qind janë deputetë të rinj dhe 39 për qind e përbërjes së PE-së janë gra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026