A jetoi vetëm Papa në Vatikan? Arkeologët gjejnë mbetjet e pallatit papal në Romë

23 Korrik 2024 | 17:44

Papa dhe Vatikani, këto fjalë janë bërë pothuajse sinonime për shumë njerëz.

Por, papët nuk jetuan në Vatikan deri në shekullin e 14-të.

Tani arkeologët thonë se kanë gjetur mbetjet e atij që mund të jetë një pallat antik, rezidenca e selisë papale të asaj kohe.

Një ekip gërmimi zbuloi strukturën arkitekturore kur punonte në një shesh jashtë arkibazilikës së Shën Gjon Lateranit në qendër të Romës.

Sipas Ministrisë Italiane të Kulturës, e cila bëri një deklaratë për zbulimin javën e kaluar, ajo është e rrethuar nga mure mbrojtëse që mund të ishin ndërtuar që në shekullin e 9-të të erës sonë dhe deri në shekullin e 13-të pas Krishtit.

Struktura u zgjerua dhe u rinovua shumë herë gjatë Mesjetës, thonë ekspertët, dhe besohet se ka strehuar disa papë deri në vitin 1305, derisa konflikti me Francën e solli atë në Avignon.

“Çdo gur na flet dhe tregon historinë e tij: falë këtyre zbulimeve të rëndësishme, arkeologët do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë për të kaluarën tonë,” komentoi zbulimin Ministri i Kulturës në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026