Plagosje me thikë në fshatin “Lapardha 2” në Berat, arrestohet autori
Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.
Pasi kanë konsumuar alkool në lokal,ata janë konfliktuar brenda ambjenteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambjenteve të lokalit në grushta e shkelma, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për ti shpëtuar policisë,e cila pas ndjekjen e kapi dhe arrestoi në kohë rekord 42-vjeçarin Elton Cani.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Plagosje me armë zjarri në Mamurras
- Ambasadori Tarran|Në 30 vite politika shqiptare s’ka ndryshuar, ende shumë agresive
Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)