Franca kryen operacion pastrimi për kompjuterët e infektuar nga 1 program spiunazhi

25 Korrik 2024 | 12:32

Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për të pastruar kompjuterët e infektuar nga një program i spiunazhit kibernetik që ka prekur miliona përdorues në mbarë botën.

“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau, përmes një deklarate më 25 korrik.

Ajo tha se hetuesit po shënjestrojnë një rrjet të ‘bot’-ëve , që dyshohet se kanë infektuar kompjuterët me një virus. Po ashtu ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, “veçanërisht për qëllime spiunazhi”.

Beccuau tha se analistët dhe hetuesit kanë arritur të marrin nën kontroll serverin që ka nën kontroll miliona kompjuterë të infektuar me virus.

Autoritetet franceze e kanë nisur këtë operacion më 18 korrik dhe i njëjti pritet të zgjasë disa muaj. Sipas njoftimit, deri më tani autoritetet kanë arritur të ndihmojnë viktima në disa shtete evropiane.

Në njoftimin e kryeprokurores së Parisit nuk u përmend ndonjë kërcënim specifik ndaj Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris. Por, ndaras, agjencia për siguri kibernetike në Francë tha javën e kaluar se sulmet kibernetike do të jenë “të pashmangshme” gjatë Olimpiadës, e cila nis të premten.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vietnam, autobusi përplaset me argjinaturën dhe merr flakë! 7 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Shtatë persona vdiqën dhe pesë u plagosën kur një autobus që transportonte pasagjerë shpërtheu në flakë gjatë natës pasi u përplas në argjinaturat buzë rrugës...
17:13 | 21/07/2026

Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit

Presidenti libanez Joseph Aoun do të takohet këtë të martë me presidentin Donald Trump për të paraqitur një plan se si të çarmatoset Hezbollahu i mbështetur...
17:03 | 21/07/2026

Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave

Partia Fidesz e ish-kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e prillit, deklaroi të martën se prokuroria ka ndërmarrë një...
16:43 | 21/07/2026