Do kandidosh te pjesa e pasigurt e listës? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

25 Korrik 2024 | 22:28

Moderatorja e emisionit Now, Erla Mëhilli e ka pyetur deputetin Luçiano Boçi nëse do të kandidonte në atë që është konceptuar si pjesa e pasigurt e listës zgjedhore, pra si kandidat në dy të tretat e listës.

Në përgjigjen e tij, Boçi është shprehur se pavarësisht ndarjes që bën kryetari i partisë, deputetët nuk duhet që ta shohin pozicionim në listë si një mundësi për të kapur një vend pune, por si një detyrë publike.

Pjesë nga emisioni:

Luçiano Boçi:-Unë këtu kam ardhur të mbroj vendimin e Partisë Demokratike. Beteja politike dhe listat nuk janë vende pune për deputetët. Deputeti është detyrim publik që e merr në saj të përkrahjes së votuesve. Shprehja e këtij partizanizmi në një moment kur jemi ende në diskutim është thjesht një kurjozitet gazetaresk dhe unë nuk bie në këtë kurth gazetaresk.

Moderatorja: -Jo, nuk është kurjozitet gazetaresk. Ka shumë deputetë që sot e kanë komentuar preferencën e tyre, disa për shembull thonë që duan të jenë tek lista e sigurtë…

Luçiano Boçi: -Duhet të balancoj mirë edhe vendimetbe mia personale, edhe vendimet politike të partisë. Kjo është ajo pjesa që na bën të ecim sa më gjatë edhe drejtë në një forcë politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas protestës së ditës së 21-të, një pjesë e protestuesve e kalojnë natën para Kryeministrisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar pas protestës masive të së shtunës, një pjesë e protestuesve, shumica e tyre të ardhur nga diaspora, zgjodhën ta kalonin natën...
08:07 | 21/06/2026

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026